Në emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, në ‘News24’  deputetja e PS Luljeta Bozo foli për përfshirjen e saj në politike.

Gjatë intervistës Bozo u shpreh se kjo fushë ishte komplet e re për të dhe se këtë vit të parë të përfshirë në politike e quan veten si nxënëse.

Pjesë nga intervista:

Si ndiheni pas një viti si deputete?

Bozo: Kjo ishte një fushë e re për mua, në dy tre muajt e parë unë isha një nxënëse. Isha nga inxhinieria dhe kalova në këtë fushë tjetër dhe ishte periudha  e parë e akumulimit dhe e mësimit dhe të japësh në mënyrë shumë të matur mendimin. Puna e Kuvendit zhvillohet në Komisione ku edhe propozohen ligjet, diskutohen thërriten grupe të ndryshme të interesit.

Urdhri i inxhinierëve:

Bozo: Është një ligj që bazohet mbi një ligj të mëparshëm. Që nga 2009 Të gjithë inxhinierët tanë shumë të mirë që janë profesionalizuar jashtë, pyetja e parë që u bëjnë është në cilin urdhër jeni. Pra e gjithë europa funksionon në bazë të një urdhri. Detyrë kryesore është t’i shërbejë ent, kontakt publik. Nuk ka monopol. Është një ent publik që i ofron publikut shërbimet të standardizuara , të garantuara të këtyre profesionistëve, pra rregullon tregun e punës. Çdo inxhinier që del në regjistrin e urdhrit ka të drejtë të firmosë. Kjo është me rëndësi. Po ashtu grupi i dytë janë ata që kanë marrë licensat dhe automatikisht kalojnë tek urdhri. Gjithashtu urdhri e ka detyrim ligjor që çdo vit të informojë inxhinierët për të rejat e shkencës dhe teknologjisë ,

Gjithashtu ajo u shpreh se shumë universitete kanë nxjerrë inxhinierë në Shqipëri, duke shtuar se urdhri i inxhinierit rregullon tregun e punës.

Në raport me opozitën?

Bozo: Opozita le të ketë sa më shumë vërejtje , por mendoj që ky ligj nuk ka ngjyrim politik sepse inxhinierin e bën formimi teorik dhe ai profesional. Mendoj që në parim nuk duhet ta kundërshtojnë dhe e çon Shqipërinë në stad shumë më të zhvilluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: