Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se urdhri i Prokurorisë për të ndaluar publikimin e e-maileve në media, nuk e zgjidh problemin e hakerimit të të dhënave.

Duke folur në një konferencë për mediat ai u shpreh se besimi i qytetarëve te institucionet kthehet vetëm nëse jep dorëheqjen kryeministri Rama.

Ilir Meta: Problemi nuk janë mediat. Në vlerësimin tim problemi është qeveria, problemi është kryeministri. Sot pas 16 muajsh qëkur plasi skandali i patronazhistëve, hakerimi që vetë qeveria i bëri të dhënave për tua dhënë patronazhistëve për tu bërë shantazh qytetarëve, prokuroria nëse do kishte lëvizur në drejtimin e duhur në atë kohë nuk do ishte këtu sot. Prokuroria vajti për të bllokuar serverin e Lapsit dhe situata është kjo, këta njerëz nën pushtetin e Ramës shkelin ligje, sepse ndihen të mbrojtur nga ai. Kjo nuk është zgjidhja.

Kjo është një masë frikësuese, tepër relative, e cila cënon lirinë e medias dhe nuk zgjidh gjë. Mbrëmë “The Telegraph”, e kishte publikuar. Çfarë do ti bësh medias ndërkombëtare? Këtu i gjithë shteti është lakuriq. Është ekspozuar në mënyrë të turpshme. Vetëm dorëheqja e Ramës mund të rivendosë besimin e qytetarëve te institucionet. Ka qenë ai garanti i hakerimit të parë. E ka marrë ai përsipër në sy të të gjithë shqiptarëve që patronazhistët po bëjnë një punë shumë të mirë. Vetëm

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb