Në studion e emisionit “Pikat mbi i”, në “News 24”, u diskutua në lidhje me urdhrin e ri ekzekutiv të lëshuar nga Presidenti i SHBA, Joe Biden, që ndër të tjera, kërkon ngrirje të pasurisë për personat që janë pjesë së listës së zezë të saj.

Për të folur mbi këtë çështje, në studio ishin të ftuar dy analistët, Artur Zheji dhe Mentor Nazarko.

Pasuritë e kujt do të sekuestrojë Biden?

Artur Zheji: Kjo është një deklaratë e paprecedentë. Dikush kanë shkelur në kallo që nuk duhet. Trenit me shpejtësi nuk i dilet përpara. SHBA-të kanë jo vetëm strategji reale, por kanë bezdisje nga kundërshtitë në Ballkanin Perëndimor. I kanë njohur vetes së drejtës ngrirjen e llogarive bankare në territorin e SHBA. Nëse i shtohet edhe BE, shtohet shumë territori. Mendoj që nuk ka bërë kurrë vaki, të paktën në trevat tona. Ka qenë tipike e Lindjes së Mesme. Getafit iu sekuestruan miliarda euro dhe një pjesë humbën e një pjesë iu kthyen Libisë. Kjo i jep të drejtën SHBA të sekuestrojë çdo lloj pasurie të drejtpërdrejt dhe të tërthortë të njerëzve që e vendosin emrin si pronarë por s’janë, të atyre që janë në listën e zezë të SHBA. SHBA në këtë deklaratë do të theksojë që na merrni seriozisht, por jemi seriozë. Do të thotë që vendimet tona janë të papranueshme, të pakomentueshme dhe serioze.

Mentor Nazarko: Ky është përshkallëzim i aksionit amerikan përkundrejt Ballkanit Perëndimor. Është i tillë sepse ligjet që i referohet Presidenti janë më shumë se një. Janë akte për sekuestrim pasurish, akte për personat që prekin të drejtat e njeriut. Është theksuar veprimi i SHBA-ve në Ballkan. Ballkani është konsideruar si zonë me interes strategjik. Duke pasur parasysh që Biden do të takohet me Putin, kjo është një përgatitje edhe për këtë takim. Pra, SHBA-të krejt ndryshe nga administrata Biden, thotë që dua të veproj moralisht, por në pozitën e xhandarit, duke imponuar suksesin e kësaj marrëveshjeje. Ky përshkallëzim nuk lidhet thjesht me Berishën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb