VLORË- Urdhri i Stomatologut në Vlorë ka kryer sot kontrolle në klinikat stomatologjike të këtij qyteti ku 7 prej tyre janë gjetur me shkelje. Kryetarja e këshillit Rajonal të Urdhrit të Stomatologut, Venetike Xhaferraj tha se 3 prej klinikave ushtronin aktivitet pa licencë dhe diplomë.

“Në 3 klinika punojnë laborantë dhe jo mjekë. Kemi raportuar shkeljet, nuk merren masa. Institucionet bëjnë presion, ‘Mos u merrni me klinikat’”, tha Xhaferraj. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb