Avokati i “Hysenbelliu Group” ka thënë se me ndërhyrjen në “Prestige Resort” policia është në shkelje të plotë, pasi sqaron se nuk ka një urdhër që të lirohen godina.

Po ashtu bëri me dije se do të kallëzojnë hyrjen me dhunë në pronë.

Ndërkohë pa asnjë njoftim, IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar sot në Prestige Resort për të sekuestruar dy godina, pa asnjë vendim gjykate dhe duke vepruar në një ditë pushimi, në kundërshtim me çdo procedurë.

“Kompetencë policia nuk ka për të hyrë në banesa apo rezidencë private pa urdhër gjykate. Policia mund të mbështesë vetëm veprimet përmbarimore. Duhet të presim gjykatën. Tani mbetet vetëm që të shqyejnë derën me dhunë. Në këtë rast do të bëhet kallëzim sepse që në momentin kanë hyrë është shkelje. Askush nuk ua ka dhënë tagrin. Ua thamë që në fillim që nuk i lejojmë. Por nëse futen me dhunë do ta mbajnë përgjegjësi. Çfarë tagri ka të mbështesë qendrën shëndetësorë? Çdo të thotë kjo? Policia nuk është organ që zbaton urdhra administrativë. U kërkuam në bazë të cilit ligj kanë ardhur të bëjnë atë gjë? Dhe ata nuk na e thanë këtë gjë. Sa kohë ligji nuk parashikon zbatim edhe kur ankimohet do të thotë është e pezulluar pra duhet të pritet. Ai urdhër nuk referon lironi godinën. Se si e kalojnë ata me urdhrat e tyre është punë e tyre. Nëse pretendojnë që janë pronarë duhet të shkojnë në gjykatë dhe të kërkojnë lirimin e sendit. Nuk jemi në procedura prokurorie. Nuk jemi në rastet kur sekuestron prokuroria, por në një rast administrativ. Ne nuk kemi asnjë njoftim jo vetëm për këtë që ndodh sot, por për asgjë. Për ironi të fatit dhe vendimi i KKT nuk na është njoftuar ne, na është dhënë një kopje. Këto procedura administrativisht janë nul. S’ka asnjë procedurë. Kjo drejtori që po vënë të zbatojë atë vendim, i ka veprime nul. Policia po abuzon urdhra të paligjshme. Ndaj këto procedura ndodhin në kohë të gjata. Nëse ka pretendim, duhet të shkojnë në gjykatë. S’e ça do bëjnë aty brenda, se di tani. Policia thotë; hapeni derën, se po nuk e hapët, do e shqyejmë ne. Duhet urdhër gjykate. Nuk jemi në çështje penale, por administrative. Pikë! Policia vjen kur ka një vepër penale, kur cënohet rendi dhe siguria publike. Ato zonjat thanë; do hyjmë me dhunë. Por ç’punë keni ju të futeni me dhunë në një biznes?! Policia vjen dhe futet me dhunë”, tha më tej avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb