Në ditën e pagëzimit të bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkia Dimal është shpalosur sot programi i turizmit në këtë Bashki dhe investimet që do të bëhen.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kryebashkiakja, Juliana Memaj si dhe deputetë të zonës.

Një Dimal tjetër do të zhvillohet nga të rinjtë e këtij qyteti dhe për të rinjtë e këtij qyteti.
“Është një festë shumë e bukur e organizuar sot. Edhe me daljen nga pandemia edhe me shtimin e imazhit të Dimalit. Shumë mirë që jeni kaq shumë. Do vazhdojmë festat, do bëjmë aktivitete. Do na duhet shumë që ta transformojmë këtë qytet që ka kaq shumë djem dhe vajza, të cilët duhet të kuptojnë që këtu e kanë jetën këtu do e ndertojnë jetën e tyre.

Shumë faleminderit Juli për këtë që ke bërë për këtë qytet, një qytet që është transformuar krejt por që ka shumë nevojë të hapen me shume vende pune të sigurojë më shumë mirqënie. Natyrisht të jetë një qytet më i fortë. Prandaj ju premtojmë që Dimalin do të duhet që që të gjithë së bashku ta promovojmë ta forcojmë dhe ta cojmë aty ku e ka vendin”, deklaroi Klosi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, kryebashkiakja Memaj tha se ndryshimi i emërtimit te bashkisë është një prej sfidave.

“Ndryshimi i emërtimit te bashkisë është një prej sfidave, një prej elementeve kryesor të planit strategjik të zhvillimit do të vazhdojmë me sfidat e reja si me sfidën e rijetëzimit të saj të Dimalit dhe praniminin e produktit sezonal. Për të gjithë ata bashkëqytetarë që janë mëezitur pak për dy moraletbe mrekullueshme të qytetit sepse projekti i ri i jetëzimit të fasadave të qytetit do t’i zhduk ato për pak muaj ne do ti rikthejme ato përsëri me artin e dashurisë, i cili do të punojë dhe instalacionin e ri të qytetit ” I love Dimal”. Ta gëzojmë emrin e ri”, -tha Memaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: