Një person i dyshuar me koronavirus ka mbërritur në Spitalin Infektiv paraditen e sotme. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-ave që ka zbritur nga ambulanca dhe është futur me këmbët e tij brenda spitalit.

Ky është rasti i parë i dyshuar për sot me koronavirus. Ndërkohë MSH bëri të ditur se janë 9 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb