TIRANË

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike, e cila denoncoi me video ambientet se si priten pacientët kur kanë nevojë të marrin shërbime shëndetësore. Sipas PD-së, pisllëku dhe pleshtat kanë pushtuar këtë qendër.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj deklaroi në një prononcim për media, se ambientet e transmetuara në video, nuk janë ambiente të ofrimit të shërbimit të pacientëve.

Sipas tij, ky ambient ka qenë pjesë e qëndrimit të stafit, kur shërbimi i Ugjencës së qytetit të Tiranës ishte i organizuar vetëm në atë qendër.

“Më organizimin e ri të urgjencës paraspitaliore me Urdhër Ministri nr.379 -dt 31.08.2016 “Për riogranizimin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore paraspitalore në prefekturën e Tiranës” janë përcaktuar 18 postacione për qarkun e Tiranës. Riorganizimi i shërbimit po bën të mundur ofrimin e shërbimit të urgjencës në banesë, tek pacienti.

Krevate Urgjenca 770x433
Krevate Urgjenca 770×433

Kjo vërtetohet me rezultatet e deritanishme, të cilat tregojnë se nga 20-25 vizita në ditë në 2016 sot bëhen deri 112 vizita në ditë vetëm në qytetin e Tiranës.

Ministria e Shëndetësisë në projektin e rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore, ka parashikuar disa prej tyre si postacione vendqëndrimi të autoambulancave, mes tyre Qendra Shëndetësore nr 8, e sapo rehabilituar në Tiranë. Theksojmë se pika e Urgjencës së Tiranës është një postacion për lëvizjen e autoambulancave, e cila tashmë do të vendoset tek Qendra Shëndetësore nr.8, që ofron shërbim 24 orë, ndërsa godina e ish-Urgjencës së Tiranës do të rehabilitohet”, thuhet më tej në një reagim në “Facebook”.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb