Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka reaguar mbi denoncimin e bërë në ‘News 24’ ku sipas qytetarit mjekët nuk e shtronin në spital nënën e tij e cila ishte e sëmurë prej dy javësh në shtëpi. Sipas denoncimit mjeku kishte urdhëruar shtrimin e saj, por nxirreshin pretekste për të mos e shtruar.

Sipas Bratajt, në momentin që u denoncua rasti ai ka dëgjuar konsultën e dhënë nga mjeku i sipas të cilit e sëmura kishte vetëm temperaturë dhe qëndronte në shtëpi.

“Dje nga momenti që u denoncua rasti unë verifikova çdo thirrje nga ky qytetar. Unë kam dëgjuar edhe konsultën e mjekut dhe ajo kishte vetëm temperaturë dhe po qëndronte në shtëpi. Ditën e djeshme është njoftuar urgjenca kombëtare. Pas telefonatës së parë në 13: 06 ambulanca ka qenë në shtëpinë e të sëmurit. Dy telefonatat një në datën 12 shtator dhe një pasditen e djeshme në 13:06 janë të regjistruara”- tha ai.

Ndërkohë lidhur me situatën e Covid-19 në vend, Brataj tha se  nëse burimet që kemi do të shkojnë drejt ezaurimit, janë skenaret e tjera me hapjen e spitaleve Covid 3 dhe Covid 4. Lidhur me vaksinën ai tha se  në moshat e treta përgjigja imunitare e trupit është më e ulët dhe kërkon kohë.

“Nëse burimet që janë në dispozicion shkojnë drejt ezaurimit ne kemi spitalet e tjera, Covid 3 dhe Covid 4. Situata monitorohet hap pas hapi. Në moshat e treta përgjigja imunitare është e ulët dhe duhet kohë më e gjatë që vaksina të krijojë mbrojtje. Për moshat që janë të rrezik është e këshillueshme një dozë e tretë, por mjafton një dozë e dytë për të krijuar një mbrojtje”- tha Brataj

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: