TIRANE– Ministri i Drejtësisë i Italisë, Andrea Orlando pritet të vizitojë të martën e kësaj jave Tiranën.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se ministri italian pritet të takohet me homologen shqiptare, Etilda Gjonaj ku do të firmoset edhe një memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjithashtu mësohet se dy zyrtarët pritet të zhvillojnë edhe një konferencë për mediat.

Nuk dihet ende nëse çështja “Habilaj” do jetë në fokus të diskutimeve mes dy ministrave, ndërsa Prokuroria shqiptare vijon hetimet për pjesëtarët dhe zyrtarët e përfshirë në këtë grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Kujtojmë se në 3 nëntor mbërriti në Tiranë edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minitti, i cili pati një takim të gjatë dhe kokë më kokë me homologun shqiptar Fatmir Xhafaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: