Ish- ministri i PD Tritan Shehu ka kërkuar edhe sot të shpërndahet një orë e parë parlamenti që kriza të marrë një zgjidhje urgjente radikale.

Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet Shehu shprehet se ose shqiptarët ta zbarsin atë sallë, ose të largohen të gjithë deputetët në Kuvend.

 

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Ky Parlament duhet shperndare nje ore e me pare…!
Nje aresye me shume vjen duke degjuar “fjalimet” e 42 pupaceve.
Ne rast te kundert, po behemi cdo dite e me shume gazi i botes e po humbim cdo dinjitet e vlere.
Fatkeqesisht ky Parlament eshte shume here me poshte se dhe mezatarja e nivelit intelektual e profesional te shqiptareve.

Vazhdimi i tij vetem rrezikon dy gjera, ose qe shqiptaret ta marrin me yhaaaaa deri sa te zbrazin ate salle, ose te marrin te gjithe nga syte kembet.
Dhe kjo nuk ka lidhje më pse u krijua kjo situate, ky tashme eshte nje realitet i hidhur e shkaterrues, qe urgjent kerkon nje zgjidhje radikale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb