Nga: ARTAN FUGA*
Me këto përgjimet telefonike e ambientale të disa politikanëve shqiptarë në Maqedoni, problemi nuk është as politik dhe as moral.
Na u prish puna ne qytetarëve se ku hargalisen deputetët meshkuj a femra. Zoti u shtoftë hyxhymin, pozicion mos lefshin pa provuar.
Le të bëjnë qejf me njëri tjetrin sa të duan. Kriza, pasurimi dhe orgjitë seksuale që nga Roma e lashtë ecin bashkë.
Problemi është tjetër.
Nga ofshamat dhe fjalët që thonë ca duken se janë të sëmurë seksuale.
Na turpëruan të gjithëve…
Prandaj nuk bëjmë hajër ne. Ka shume uri seksuale ndër shqiptarët.
Dhe kur ajo nuk ngopet shfaqet si logore në parlamente a tribuna folësish, në korrupsion sepse dihet që kleptomani është i sëmurë seksual dhe në autoritarizëm ku shoqëria merret si femër për tu përdhunuar me forcë.
E çfarë po na bën uria seksuale ne..
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: