TIRANE – 16 tetor! Kjo ka qenë një nga datat më të rëndësishme në kalendar për shqiptarët. Të gjithë ata që kanë lindur para vitit 1990, me siguri e kujtojnë domethënien e kësaj date. Në 16 tetor 1908, ka lindur ish-diktatori Enver Hoxha.

Të paktë janë ata që vazhdojnë ta festojnë e ta kujtojnë ende këtë datë. Një prej të cilave është këngëtarja Rezarta Shkurta. Nëse Enver Hoxha do të ishte gjallë, me siguri do ta kishte një nga nuset e preferuara, e cila harron t’i urojë ditëlindjen.

Në “Instagram”-in e saj, poshtë fotos së një luani i konsideruar mbreti i kafshëve, bashkëshortja e Ermal Hoxhës, nipit të Enver Hoxhës, shkruan: “Sado të flasin, sado të mundohen të njollosin figurën për të ngritur të tyren, sado të shkarravisin në histori… Koha do ta tregojë dhe po tregon kush je ti e kush janë ata… sa e doje ti këtë vend e sa e duan ata! 16 october, Enver Hoxha!”

Por ky status duket se ka irrituar ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar këngëtaren sesi gjen guxim të bëjë një status të tillë. Madje, ka pasur edhe nga ata që e kanë “kërcënuar”, duke i thënë se nëse Enveri do të ishte gjallë, do ta internonte, apo edhe më keq, do ta ekzekutonte për shfaqjet e “ekzagjeruara”.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: