Ministrja për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali në vigjilje të Krishtlindjeve vjen me një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spiropali thekson se dashuria forcon dhe familja lumturon.

Mes të tjerash ajo shprehet se vëmendja duhet të jetë më tepër për të sëmurët, ata që këtë vit humbën njerëzit e dashur, dhe për të kthyer shpresën e atyre që e kanë humbur.

MESAZHI I SPIROPALIT
Zoti na mëshiron, Vatra na mbledh, Atdheu na bashkon, Dashuria na forcon, Familja na lumturon. Të bëjmë më tepër, për të sëmurët, ata që këtë vit të vështirë humbën njerëzit e dashur, për të vetmuarit, për t’u kthyer shpresën atyre që e kanë humbur.
Gëzuar Krishtlindjen!?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: