Këngëtarja e dashur Miriam Cani festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim special nga partneri i saj, Alban Skënderaj dhe dy vogëlushët e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtari postoi një foto në rrjetin social ‘Instagram’, ku krahas shkruante: Gëzuar ditëlindjen shpirt! Faleminderit që i jep ngjyra jetës time! Ai ka surprizuar përsëri Miriamin me një buqetë lulesh në emrin e tij dhe dy fëmijëve, ku në pusullë shkruante fjalët më të ëmbla.

“Sot do donim të falnim të gjithë universin si dhuratë, por s’mundemi sese ai për ne ndodhet brenda teje. Të duam pafund dhe faleminderit që bëhesh çdo ditë frymëmarrja jonë. Gëzuar ditëlindjen shpirt, Albani, Ameli, Duam”, shkruhej në pusullë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb