Presidenti i Republikës, Ilir Meta, si një tifoz i thekur i gjigantëve skocezë, Celtic, ka reaguar mbrëmë përmes një postimi në profilin e tij në Twitter pas suksesit të bardhjeshilëve 5-0 ndaj Partick Thistle. Fitorja e ka kualifikuar Celtic në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në Skoci, ndërsa Meta reagoi fill pas takimit duke uruar klubin skocez për arritjen.

“5-0. Hej miq, sot luajtët futboll apo tenis? ?Për pak sa nuk e rrëzuat në tokë portën e kundërshtarit! Super Celtic FC! Jeni të mrekullueshëm! Suksese në gjysmëfinalen e League Cup!”, – shkroi Presidenti Meta në rrjetin social.

Whatsapp Image 2019 09 26 At 16.33.14
Whatsapp Image 2019 09 26 At 16.33.14

Menjëherë, postimi ka marrë mijëra pëlqime e komente, por ka bërë edhe jehonë në median ishullore. Rrjeti i famshëm britanik “BBC” ia kushtuar vëmendje të veçantë postimit të Metës, duke shpërndarë edhe postimin e tij në Twitter të bërë mbrëmë.

Whatsapp Image 2019 09 26 At 16.33.14 (1)
Whatsapp Image 2019 09 26 At 16.33.14 (1)

“Kualifikimi i Celtic në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës skoceze është përshëndetur edhe nga shumë larg: nga Shqipëria për të qenë të saktë. Ilir Meta, i cili është presidenti i vendit që nga viti 2017, është mik i ish-mbrojtësit të Celtic, Rudi Vata dhe së fundmi u takua rastësisht me disa nga tifozët e klubit nga Glasgou. Dhe ata padyshim që kanë bërë një përshtypje të madhe dhe që nuk është zbehur aspak, duke gjykuar nga postimi i tij në Twitter”, – shkruante BBC ndër të tjera në artikullin në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: