TIRANE- Gratë dhe vajzat në Bashkinë e Tiranës përbëjnë shumicën dhe kontributoret më të mëdha në ecurinë e punëve të qytetit. Ndaj sot me rastin e 8 Marsit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka gjetur rastin që t’i falenderojë secilën prej tyre, jo vetëm duke i dhuruar nga një trëndafila dhe kartolinë të personalizuar, por edhe duke i publikuar fotot në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Nuk bëhet fjalë vetëm për zonjat që punojnë në zyra dhe që mbajnë pozicione drejtuese, por edhe për të gjitha ato të tjera që punojnë çdo ditë që qyteti të jetë më i pastër apo dhe që të ketë më shumë rregull.

“Pas një qyteti të mirë, qëndrojnë gra të zonja. Njihuni me 365 zonjat e bashkisë të cilat i shërbejnë qytetit 365 ditët e vitit. Ju jam përulësisht mirënjohës! FALEMINDERIT ?”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në urimin e tij.

Ja disa nga gratë dhe vajzat e Bashkisë së Tiranës që punojnë për qytetin çdo ditë:
64334587-3257-4834-806c-3eb45b2c068b

e3d5191a-7fbb-46e7-b8e5-d06c229163ef

94581e9f-bbda-4f5c-b106-38ff4f5f3363

99265c68-c774-4a7b-a9b6-b105bbab1734

ed1d687a-06c0-4d2b-8a89-317cd2ad3267

 

149c176b-98ba-4e6d-84e6-f10686a573a1

420a3ead-d0b8-487e-ad2c-5f6747b81f6c

61c3e732-76c2-4bd3-8ea1-c6c6e7ed8706

8206c963-45f7-4ef5-985d-a72acdcc91b8

913c90df-3c35-45e0-9396-f001008bb032

7ccd1dda-4e46-49e9-b3ba-b45c677d0493

ba5fe81a-ec2e-42ae-8ac6-76ee4cbab2a2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb