TIRANË

Anëtari i kryesisë së PD, ish-kandidat për drejtimin e saj Fatbardh Kadilli, ironizoi mungesën e kryedemokratit Basha në sallë në nisje të fjalimit të tij në Kuvendin Kombëtar të partisë.

“Faleminderit që keni qëndruar deri tani, si një provë kur Kuvendi vërtet kuvendon. Do kisha kënaqësi të ndodh ende në sallë edhe ryetari, uroj të mos ketë pasur nevojë për gjumë, po të reflektojë.” u shpreh Kadilli ndërsa theksoi se cdo demokrat është këtu për një përgjegjësi më të madhe se vetja.

“Ne kemi një detyrim të punojmë ta bëjmë PD më të madhe se vetja.  Duhet të nxisim dhe inkurajojmë cdo demokrat, që të luftojë për bindje politike.

Këto sot nuk u bënë dhe kjo e kthen këtë Kuvend në një kuvend më pak se të zakonshëm. Askush mos mendojë se këtu jemi për veten, s;mund të mburremi si viktima se jemi edhe vetë përgjegjës. Nuk i dhamë vlerë votës. I katandisëm të na shkëmbejnë për një thes me miell, ata janë viktima jo ne. Ne duhet të jemi më shumë se vetja të bëjmë PD më të madhe se vetja, sot denoncojmë Ramën e pushtetin, deformimin e zgjedhjeve, pushtetin për korruptimin e thellë, që ka instaluar një sundim mbi qytetarin. Kjo është detyrë e parë e cdo opozitari, por nuk mjafton. Kjo na ndan nga ata, ne jemi politika, poltitika i përket qytetarit, jo partisë. Ky Kuvend shërben nëse ne kapërcejmë veten, jemi kuvendi i qytetarit kur të jemi shpresa e tyre,

Qytetarët duan një parti të pastër, të ndahemi nga e shkuara, sado emocionet të na lidhin me të. Për t’u ndarë nga cdo e keqe që kemi prodhuar ne vetë. Një opozitë e korruptuar është tradhtar i qytetarit. Kush lufton për PD të pastër ka bekimin e qytetarit. Nuk është hapje ajo që ndodh me celësat e kryetarit. Hapja është gatishmëri për të jetuar bashkë edhe kur kemi mendime konkuruese.

Qytetarët do na besojmë nëse jemi të pastër e të bashkuar, jemi 100% të ndryshëm nga sundimtarët e sotëm. Kuvendi nuk është një ngjarje e shpeshtë ndaj delegatët ta shohin si një moment ku hapim proceset politike. Le të kuvendojmë bashkë me sytë nga e ardhmja. T’iu kthejmë qytetarëve institucionet, kushtetutë të re, forcmimin e sistemit të drejtësisë. Të shpallim hapur se sistemi drejtësisë është aleati më i mirë për ne si opozitës për të luftuar krimin e korrupsionin. Duhet të dëshmojmë se jemi partnerët e parë të perëndimit në këtë tokë. Të punojmë bashkë për një parti më të madhe se kryetari atëherë do të jemi forcë e parë të shohim në sy qytetarin e mos flasim për 600 mijë vota por mbi 1 mln vota.” u shpreh Kadilli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb