Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar 6 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve vendore të pjesshme. Bëhet fjalë për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në 6 bashkitë: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Kreu i Shtetit uron që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

“Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë! ??”, deklaron Presidenti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb