Kryeministri Edi Rama këtë pasdite u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve  ku ka folur për disa çështje. Lidhur me sistemin e drejtësisë ai shpreson se do të ketë më shumë shenja pozitive dhe rezultat as majtas dhe as djathtas por drejt.

Më tej ai ka folur edhe për skandalin e pagave duke thënë se ishte diçka e shëmtuar pasi kishte shumë diferenca në paga. Sipas tij kjo pati edhe diçka të mirë pasi pamë se ku ishim.

 

Pagat minimale

Ne do të bëjmë një punë shumë të detajuar për të garantuar që të mos i haet haku asnjë punonjësi që do të duhet ta marrë pagën të plotë. Duam të dimë nëse kemi mbështetjen e një shumice përtej kartonit politik për forcimin e marrëdhënieve me këto njerëz. Ai që denoncon të marrë edhe një dëmshpërblim financiar pasi mund të rrezikojë humbjen e punës.

Rezultate nga sistemi i drejtësisë

Uroj që të kemi më shumë shenja nga sistemi i drejtësisë jo majtas e djathas por vetëm drejt. Të ndahet shapi nga sheqeri

Pse nuk ka pajisje shtëpia e atyre  që përfituan nga rindërtimi?

Deri këtu ka qenë detyrimi. Me taksat e shqiptarëve është bërë më shumë se sa normalisht sepse janë ndërtuar mijëra shtëpi me buxhetin e shtetit dhe po jepen falas. Nuk ka programe rindërtimi falas dhe është e tepër të kërkohen pajisje.

Diferencat në paga

Janë disa diferenca  të mëdha të pagave sidomos personazheve mediatikë. Janë paga të deklaruara dhe paguhet një taksë. Është rasti i pagave të gazetarëve të terrenit që marrin më shumë dhe kanë të deklaruar një shumë të vogël duke iu cënuar pensioni. Të gjitha këto do të shihen. Kjo që ndodhi është e shëmtuar dhe kriminale. Por kishte edhe një aspekt tjetër pasi pamë se ku jemi. Dalja e të dhënave për pagat në njëfarë mënyre ka ndihmuar të kemi një qartësi lidhur me çfarë ndodh dhe na tregon se disa masa që ne do të ndërmarrim shkojnë në drejtimin e duhur. U kemi dërguar letër të gjithë atyre që me deklarimin e pagave rezultojnë të dyshuar për pasaktësi, e cila fsheh evazion dhe u është kërkuar që të ndërhyjnë për të vetërregulluar deklarimin më 20 janar, kur deklarohen pagat e punonjësve. Dhe ndërkohë është bërë e qartë që letrat u shkojnë të gjithë punonjësve të kompanive ku Tatimet kanë vendosur një fokus të veçantë për shkak të mospërputhjes me deklarimin”, deklaroi Rama.

Kryeministri kujtoi se deklarimi i pasaktë përbën shkelje administrative që dënohet me gjobë, dhe në rast se do të hyhet në hetim për evazion sipas tij, “kemi të bëjmë me shkelje penale që dënohet me burg”.

“U bëj apel të gjithë atyre që e kanë marrë letrën që të reflektojnë, pasi ne duam një klimë sa më pozitive e të favorshme për biznesin dhe në asnjë mënyrë një klimë ku në emër të pozitivitetit, të favorshmërisë së biznesit, të goditen pagat e punonjësve dhe saktësisht pensionet e tyre, por edhe skema në tërësi e pensioneve në Shqipëri, sepse nëse deklarohet një pjesë e pagës dhe një pjesë jepet në dorë, kemi të bëjmë me një grabitje të skemës së pensioneve”, tha Kryeministri.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: