‘Vaksinimi kundër koronavirusit shpëton mijëra jetë’, kështu është shprehur presidentja e Komisionin, Europian Ursula von der Leyen.

Ajo gjithashtu theksoi se po godet një valë e re e pandemisë, ndërsa bëri thirrje për më shumë administrim nga qeveritë.

Më tej, Der Leyen bëri me dije se lajm i mirë është fakti se deri në fund të kësaj jave Europa do të ketë dorëzuar një miliard doza për shtetet anëtare.

“Një valë e re po na godet dhe në duhet të jemi më të organizuar. Lajmi i mirë është se deri në fund të kësaj jave Europa do të ketë dorëzuar një miliard doza për shtetet anëtare”, ka thënë Ursula von der Leyen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb