Pas Novak Djokovic dhe Roger Federer është Rafael Nadal që bashkohet në grupin e favoritëve në raundin e dytë të US Open. Tenisit spanjoll nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij në këtë edicion të turneut Grand Slam, duke kaluar me lehtësi australianin John Millman. Nadal tregoi të gjithë klasin e tij në sfidën kundër rivalit që mban vendin e 60-të në klasifikimin botëror, duke fituar 3-0 me sete (6-3, 6-2, 6-2).

Nadal Us Open 2019 Tuesday
Nadal Us Open 2019 Tuesday

Me këtë sukses, tenisti nga Mallorca konfirmon formën e mirë, pas paraqitjeve të shkëlqyera në turnetë e verës. Në raundin e dytë të US Open është kualifikuar edhe Alexander Zverev, ndërsa suprizë ishte eliminimi i numrit tetë të botës Stefanos Tsitsipas. Tenisti grek u mund 3-1 me sete nga rusi Andrey Rublev. Në turneun US Open për femra, numri një I botës, Naomi Osaka siguroi kalimin në raundin e dytë me shumë vështirësi pasi zgjidhi vetëm në setin e tretë përballjen me rusen Anna Blinkova.

Osaka Blinkova Uso
Osaka Blinkova Uso

Tenistja japoneze vuajti shumë, por gjithsesi arrin të ruajë parashikimet që e shohin mes favoriteve. I njëti diskutim edhe për Simon Halep. Rumunia që mban vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm mundi 2-1 me sete Nicole Gibbs. Asnjë problem për Petra Kvitova, që mundi me lehtësi 2-o me sete Denisa Allertova.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: