BERAT

Procedohet penalisht një 56-vjeçar nga Berati për kontrabandë, por jo vetëm kaq.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Q., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në aktivitetin e tij tregtar (market), shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë konstatuan se 56-vjeçari kishte përdorur në këtë ambient, një substancë helmuese (squfur).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: