Dimri shoqërohet gjithmonë me ftohje dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Ndryshimi i sezoneve, moti i keq, ulja e temperaturave ndikojnë në sistemin imunitar të njerëzve, duke bërë që ai të preket lehtësisht nga viruset e gripit dhe të ftohurës. Nëse ftohjet, apo gripi nuk kurohen, me kalimin e kohës mund të kthehen në një ftohje kronike, deri në pneumoni. Për të shmangur gripin sezonal duhet rritur dhe forcuar imuniteti i trupit me anë të disa ushqimeve.

1-SUPA ME LËNG PULE

Kjo supë na ka shoqëruar që të vegjël, kur mamaja apo gjyshja mundoheshin të na ushqenin. Supa e pulës jo vetëm lufton viruset dhe mbron nga gripi, por lufton edhe uljen e inflamacioneve dhe simptomave të të ftohurës. Kombinimi i perimeve me pulën bën të mundur zbutjen e simptomave të gripit.

2-AGRUMET
Vitamina C, që gjendjet me shumicë tek agrumet redukton simptomat e gripit me 23%. Vitamina C është e pranishme edhe tek specat e kuq, brokoli, papaja, patatet e ëmbla dhe domatet.

3-HUDHRAT DHE QEPËT
Mundohuni të shtoni qepë dhe hudhra në gatimet tuaja, pasi ato kanë veti antiseptike dhe forcojnë imunitetin. Gjithashtu, hudhrat ndihmojnë të mbani të hapura sinuset e bllokuara.

4-XHENXHEFILI
Xhenxhefili është shumë i mirë në zbutjen e fytit dhe ndjesisë së gërvishtur të tij, largon kollën dhe viruset e gripit. Gjithashtu, xhenxhefili punon edhe si një qetësues natyral që ju ndihmon të pushoni dhe flini më qetë kur jeni sëmurë.

5-MJALTI
Mjalti është shumë i mirë, pasi ka veti antibakteriale dhe lufton simptomat e gripit, fytit të acaruar, është antioksidant i fuqishëm, lufton viruset, kërpudhat, bakteret, etj.

6-VERA E KUQE
Resveratrol dhe polyphenols në verën e kuqe parandalojnë shumimin e baktereve dhe viruseve në trup.

7-PIPERI I ZI
Edhe pse kjo erz ju bën të teshtini, ka efekte shumë të mira për uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve falë përbërësit të saj aktiv, piperine.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: