Shpesh kemi dëgjuar këshilla nga më të rriturit se ushqimi i shpejtë (fast food) është i dëmshëm për shëndetin tonë. Por jo vetëm kaq por konsumimi i këtyre ushqimeve mund të fshehë edhe një rrezik tjetër. Ai ka të bëjë me ftalatet, substanca kimike që ndodhen në plastikën e përdorur për ambalazhin apo pirunjtë e fast-foodeve.

Alarmi vjen pas publikimit të një studimi të kryer nga universiteti “Xhorxh Uashington”, i cili ka analizuar gjendjen shëndetësore të 9 mijë personave konsumues të rregullt të ushqimit të shpejtë. Tek këta persona, niveli i ftalateve ka rezultuar 40 për qind më i lartë.

Ftalatet janë pjesë e një përzierjeje kimikatesh industriale që përdoren për ambalazhet dhe konfeksionimin e ushqimeve. Studimet e kryera më parë kanë nxjerrë se këto substanca mund të kontaminojnë ushqimet, në mënyrë të veçantë ato të përpunuara.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: