Studimi i ri i kryer nga William & Mary tregon se ushqimet e fermentuara mund të ndihmojnë në parandalimin e ankthit social tek adoleshentët.

Edhe më parë ushqimet e fermentuara janë thelbësore për shëndetin tuaj dhe ato ndihmojnë mjaft aparatin tretës, stomakun dhe zorrët. Kjo ndodh pasi këto kategori ushqimesh përmbajnë disa lloj bakteresh tepër të shëndetshme që rrisin imunitetin e trupit dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit.

Studiuesit kanë zbuluan se adoleshentët që janë përfshirë në studim dhe që hanin ushqime të fermentuara si pjesë e dietave të tyre kanë treguar simptoma ankthi më pak, kjo në raport me ato adoleshentë që nuk kishin pjesë të dietave të tyre këto lloj ushqimesh. Efekti ishte edhe më i dukshëm në mesin e tyre, tek të cilët ankthi ishte i trashëguar gjenetikisht.

“Është e mundshme që ushqimet e fermentuara janë të favorshme në ndryshimin e mjedisit në zorrë, dhe ndryshimet në zorrë të cilat ndikojnë në krijimin e ndjesisë së ankthit”, tha W & M profesorët psikologë në Matthew Hilimire. Ato shtuan se mendojnë se kjo është absolutisht magjepsëse, të dish se mikroorganizmat në zorrë mund të ndikojnë në mendjen tonë. Ndaj të rinjtë, të mos përmbahen, le të konsumojnë sa më shumë ushqime të fermentuara.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: