Sëmundjet kardiovaskulare zakonisht shkaktohen nga bllokimi apo ngushtimi i arterieve. Kjo gjë zakonisht fillon me dhimbjet në gjoks, sulmin në tru, apo edhe sulmin në zemër. Sëmundjet e zemrës janë aq vdekjeprurëse, saqë pacientët e diagnostikuar me ndonjë nga ato sëmundje jetojnë një jetë normale, por me një këmbë në varr. Sidoqoftë, sekreti për të shmangur ngushtimin e arterieve është ushqimi i duhur dhe aktiviteti fizik.

Boronicat e kuqe
Këto boronica të kuqe njihen për uljen e niveleve të kolesterolit të keq brenda trupit. Veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidantë që promovojnë shëndetin e mirë të përgjithshëm.

Shpargu
Përveçse pastron arteriet, shpargu ndihmon edhe në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut. Në fakt, shpargu cilësohet si një ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës.

Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër njihet më së miri si ndihmës për humbjen e peshës, por gjithashtu pengon absorbimin e përqindjes së kolesterolit kur e tretni ushqimin. Pini të paktën dy gota çaj të gjelbër në ditë dhe do të keni arterie më të pastra brenda pak javësh.

Avokadoja
Avokadoja është ushqim që patjetër duhet futur në dietën tuaj, për shkak se jo vetëm që është i mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin e zemrës. (Vipa pages/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: