Ushqimi me kalori të kufizuara mund të ndikojë pozitivisht në forcimin e kujtesës. Revista “Proceedings of the National Academy of Sciences” shkruan se kaloritë e tepërta e dobësojnë kujtesën e njeriut.

Në një studim të realizuar nga Universiteti i Munsterit në Gjermani kanë marrë pjesë një grup prej 50 vullnetarësh me moshë mesatare prej 60­vjeçare.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit të cilët gjatë tre muajve kishin zvogëluar konsumimin e ushqimeve me kalori të lartë, kishin treguar rezultate dukshëm më të mira në testet për kujtesën, në krahasim me ata persona të cilët kishin vazhduar me ushqimin e zakonshëm.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: