Alergjitë stinore ashtu si edhe alergjitë e tjera, zhvillohen kur sistemi imunitar i trupit bëhet i ndjeshëm dhe reagon ndaj substancave që ndodhen në mjedis, të cilat në pjesën më të madhe të popullatës nuk japin probleme. Këto substanca apo alergjenë mund të japin teshtima, kollë dhe kruajtje.

Reaksioni alergjik mund të variojë nga një gjendje thjesht e bezdisshme deri në një kërcënim për jetën. Disa alergji janë sezonale, ndërsa disa të tjera janë të lidhura me gjendje shëndetësore kronike. Alergjitë respiratore janë ndër format më të përhapura të alergjive në Europë dhe në mbarë botë.

E ftuar në “Vila24” nutrinicionistja Hyrida Basha zbuloi disa nga ushqimet që ndikojnë për të përmirësuar alergjitë.

“Ekziston një regjim ushqimor që rrit imunitetin, përmirëson rrugët respiratore por nuk ekziston një dietë për këtë. Kur ne shohim shenjat si kruajtje, teshtimë, bufatje të fytyrës apo kemi siklete të tjera, duhet të bëjmë atë që quhet imonoglobulina totale për të parë nëse kemi antitrupa në organizëm. Ka disa ushqime që ne i kemi në shtëpi dhe nuk i kemi ditur vetitë e tyre kuruese, ato ndikojnë në përmirësimin e simptomave dhe ndikimin e medikamenteve. Disa nga ushqimet janë: salca e domateve, rozmarina, fara e zezë, turmerik, supa e fshatit”- tha nutricionistja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb