Ekspertët thonë se të hani darkë brenda dy orësh dhe të shkoni të flini, e lë trupin në “gjendje alarmante”. Duke ngrënë ushqim natën vonë vini jetën tuaj në rrezik nga sulmet e zemrës, kanë paralajmëruar mjekët.

Sipas tyre, ushqimi dy orëve para se të shkoni në shtrat mund të lërë trupin tuaj në “gjendje alarmante”, sepse presioni i gjakut nuk bie si duhet brenda natës, ndaj edhe rrit rrezikun për sulm në zemër.

Ekspertët rekomandojnë që duhet të hani darkë para orës 7 në mbrëmje, për t’i lejuar trupit tuaj kohë për të pushuar dhe paralajmërojnë se ushqimi në orë të vona mund të bëjë më shumë dëme në zemër se sa konsumimi i shumtë i kripës.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: