Ky është Aleksandër Peçi, komandoja shqiptar që mbeti i plagosur rëndë në Afganistan 7 vjet më parë, mision në të cilin mbeti i vrarë kapiten Feti Vogli.

Peci Okok (2)
Peci Okok (2)

Sulmi i një grupi afganësh me uniforma policie ndodhi më 20 shkurt të vitit 2012, ku Peçi u plagos rëndë dhe për disa ditë qëndroi në gjendje kome. Nëntetari shërbeu me devotshmëri në Afganistan për disa vite në disa misione ndërsa në vitin 2016 Peci u largua nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë e më pas u largua dhe Shqipëria i zhgënjyer për trajtimin qesharak dhe në kufijtë e mbijetesës që sipas tij i bëhej një ushtaraku shqiptar.

E në mërgim ai është bashkuar me ish-eprorin e tij, kolonelin Dritan Demiraj. Ka qenë ky i fundit që ka publikuar dhe foton me Peçin duke dhënë edhe një mesazh.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në foto duke qartë ndryshimi që ka pësuar me kalimin e viteve ish-komandoja që u plagos në Afganistan dhe u kthye në Shqipëri si hero.

“Sonte pata kënaqësinë të kisha për darkë në shtëpi në Michigan ish kolegun tim të nderuar Alksandër Pecin.
Sandri në datën 20 shkurt 2012 gjatë kryerjes së detyrës me misionin “Eagle-4” në Daman, Kandahar, Afganistan u plagos rëndë në krye të detyrës nga një sulm i pabesë i terroristëve Afganë, ku fatkeqësisht humbi jetën kolegu jonë i nderuar Kapiten Feti Vogli.
Ndjehem pafundësisht i nderuar që pata privilegjin dhe përgjegjësinë të punoj, komandoj dhe luftoj me këta njerëz të nderuar, trima dhe patriotë, të cilët vetëm i kanë dhënë Kombit Shqiptar dhe nuk i kanë marrë asgjë dhe që luftuam në frontin më të vështirë të luftës krah për krah me ushtrinë amerikane”, shkruan Demiraj në “Facebook”.

Demiraj Peci (1)
Demiraj Peci (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb