Kontingjenti i VI shqiptar në Herat e mbylli misionin duke organizuar një garë vrapi mes ushtarakëve aleatë e partnerë, për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Kështu bën të ditur Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka teksa publikon dhe foto nga ky aktivitet humanitar, një mision i dytë i ushtarakëve shqiptarë.
Pas aktivitetit solidarizues, trupat e Batalionit të II të Këmbësorisë ia dorëzuan detyrën kolegëve të Policisë Ushtarake, për të vijuar kontributin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse të NATO-s.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb