Ushtaraku Artur Meçollari ka rrëfyer për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se ishte larguar nga ishulli i Sazanit në moshën 4-5 vjeçe, pasi prindërit e tij kishin jetuar aty për disa kohë.

Ai tha se jeta në ishull ishte shumë e veçantë, pasi të gjithë banorët i shoqëronte harmonia dhe se bënin shumë për njëri-tjetrin.

“Jam larguar nga Sazani në moshën 4-5 vjeç. Kur kam shkuar në Sazan, në moshën 8 vjeçe, më ka befasuar. Në Sazan kishte një mënyrë jetese disi të veçantë që bënte, pavarësisht se ishte vend i izoluar, e bënte më ndryshe. Kishte një aktivitet të brendshëm. Solidaritet dhe familjaritet. Kishte trajtim të veçantë. Sazani kishte aktivitet ekonomik të pavarur dhe plus kishte mbështetje. Kishte artileri bregdetare, artileri kundërajrore. Prindërit e mi janë mbi 80 vjeç dhe takoj shpesh njerëz me të cilët kam jetuar në Sazan. Pasioni me të cilin flasin ata për atë kohë është i çuditshëm.”,- tha Mecollari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb