https://www.youtube.com/watch?v=nLotIm_JZ6E#t=25
UKRAINE – Pas sulmit të kryengritësve prorusë në Mariupol, në Ukrainën lindore, mediat lokale kanë ngritur dyshime se në qytet kanë zbarkuar edhe forca ushtarake amerikane, që luftojnë përkrah ushtarakëve ukrainas.
Në një video që po qarkullon së fundmi në internet, duken njerëz të armatosur me uniformë që flasin rrjedhshëm në gjuhën angleze. Qyteti portal, Mariupol, ishte objektiv i një sulmi me raketa, që shkatërroi një zonë banimi në lindje të qytetit. Të paktën 30 persona humbën jetën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: