Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se ushtarët armenë hapën zjarr ndaj pozicioneve azerbajxhanase në drejtim të rajonit Kalbajar në kufirin mes dy vendeve.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se ndaj pozicioneve që ndodhen në drejtim të fshatrave Zeylik dhe İmambinesi të qytetit Kalbajar, u hap zjarr me intervale të caktuara nga pozicionet armene në fshatin Shorca e Epërme në rajonin Vardenis rreth orës 14:50 më 26 qershor dhe në orën 03:00 më 27 qershor.

“Nga ushtarët azerbajxhanas nuk ka të vrarë ose të plagosur”, thuhet në deklaratën në të cilën informohet se situata është stabile dhe nën kontrollin e njësive të Azerbajxhanit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb