Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtarët armenë hapën zjarr ndaj ushtarëve azerbajxhanas që bënin roje në drejtim të rajonit Kelbajar në kufirin mes dy vendeve.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se asnjë ushtar azerbajxhanas nuk u vra ose plagos.

Ministria vuri në dukje se incidenti provoi edhe një herë se pala armene ndjek një politikë të përshkallëzimit të qëllimshëm të situatës në kufi dhe bën provokime ushtarake para zgjedhjeve.

Siç thuhet në deklaratë, e gjithë përgjegjësia për incidentin bie mbi Armeninë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb