MALI

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubakar Keita dhe kryeministri Boubou Cisse janë arrestuar nga ushtarët kryengritës.

Pavarësisht se Cisse tha se mund të zhvillonte “një bisedë vëllazërore” me ushtarët, ai u prangos për shumë akuza.

Përpjekja e grushtit të shtetit nisi brenda një baze ushtarake kryesore, rreth 15 kilometra nga kryeqyteti, Bamako, të martën në mëngjes.

Në kryeqytet të rinjtë i vendosën zjarrin një ndërtesë qeveritare, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kjo kryengritje është dënuar nga ana e qeverisë franceze, që ka qenë fuqi koloniale në këtë vend. Arrestimet shtojnë edhe më shumë krizën në Mali, ndërsa edhe më herët kishte demonstrata ndaj presidentit.

Presidenti Keita fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2018, por ndaj tij ekziston një valë zemërimi, në lidhje me korrupsionin, keqmenaxhimin e ekonomisë dhe keqësim të situatës së sigurisë.

Kjo për shkak se në Mali dhuna e xhihadistëve dhe konfliktet mes fiseve e komuniteve është një problem madhor.

Akoma nuk dihet sesa ushtarë kanë marrë pjesë në këtë kryengritje, por merret vesh se gjithcka u nxit pas një konflikti për pagat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb