Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare deklaroi se Shqipëria nuk ka mundësi që të blerë një avion 50 milionë euro, që shërben për shuarjen e flakëve.

Ai tha se ushtarëve gjatë vitit të kaluar iu desh që të ecnin për gati 5 orë në këmbë për të shuar zjarrin në Llogara apo dhe në Sazan.

“Problemi, ose çështja nis nga reagimi i pushtetit vendor, i kryeplakut të fshatit, që aty duhet ta kërkojmë përgjegjësinë. Ne jemi hallka e fundit. Kur zjarri merr përmasa të mëdha, është ndërhyrja me trupa. ushtarët tanë në Sazan bënin 4-5 orë rrugë në këmbë. Ça mund të mbërrinin më shumë se me një lopatë xheniere?! Ka ndërhyrë një anije e forcë detare në Sazan. U aktivizuan 280 trupa, tokësore dhe detare. Më pas na erdhi mbështetja civile nga Greqia. Se kam natyrën që ju iki përgjegjësve. Duhet të kemi bashkëpunime, pasi kur vjen puna për emergjencën, ti duhet të shtrish dorën. Ne nuk kemi helikopterë të posaçëm për shuarjen e zjarrit. Këtë fakt e di publiku. Pse nuk kemi? Këtë mund ta diskutojmë. Mendoj se një vend i vogël si Shqipëria s’ka leverdi që të investojë për një helikopter për shuarjen e zjarreve. Jemi një vend i vogël dhe s’ja vlen që të kemi një avion tonin. Edhe nëse i kemi 50 mln euro s’mund t’i investojmë atje për ta përdorur një muaj, shtuar dhe kostot e mirëmbajtjes, që janë të mëdha. S’ka kompani që bëjnë mirëmbajtjen e avionëve, është treg i vogël. Çfarë bëjmë ne? Ne mirëmbajmë flotën tonë ajrore, jashtë vendit. Ndaj kostot tona janë edhe më të mëdha.”, tha Peleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: