Kjo video e postuar në rrjetet sociale tregon fyerjet dhe sharjet e bëra nga ushtarët grekë për Shqipërinë dhe Turqinë. Denoncimi është bërë nga rrjeti informativ “Arberia news”, i cili ia ka dalë të intervistojë një qytetar shqiptar, i cili është duke kryer shërbimin ushtarak në Greqi.

Në një bisedë ekskluzive me “Arbëria News” qytetari shqiptar M.DH., i cili është duke kryer detyrimin ushtarak në Greqi për të marrë pasaportën greke, tregon se ishte i detyruar të këndonte këngë me tekst kundër bashkëkombasve dhe vendit të tij. Ky poshtërim nga ushtarakët grek ka ndodhur për arsye se gjatë periudhës së kryerjes së ushtrisë, ushtarët me orgjinë nga Shqipëria flasin vetëm shqip.

“Këtu jemi shumë shqiptar dhe kemi ardhur vetëm për të marrë pasaportën, por duke qenë se flasim shqip dhe kemi nevojë për këtë dokument, këta na poshtërojnë duke na vënë të shajmë motrat dhe nënat tona”,¬ – përfundoi M.DH.

PDIU: MPJ të dënojë thirrjet raciste të ushtrisë greke, ta çojë çështjen në NATO
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar sot duke dënuar ato që i quajti “përsëritjen e thirrjeve raciste e ksenofobe në ushtrinë greke”. Në reagimin e PDIU-së thuhet se këto thirrje i përngjajnë ideologjisë naziste, “me sa duket dominante në forcat e armatosura greke”

PDIU shton se:, “Videoja që qarkullon në media, rrëfen se ky është akt i organizuar i oficerëve grekë dhe jo veprime të veçuara. Ministria e Jashtme duhet të kërkojë
dënimin e këtyre sjelljeve të institucionalizuara të ushtrisë greke dhe të ngrejë çështjen në strukturat e NATO-s, si një çështje që cënon virtytet dhe misionin e aleancës”.

(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: