TIRANE- Pas bujës që bëri një foto ku 7 ushtarë grekë me origjinë shqiptare bënë simbolin e shqiponjës dykrenare me pëllëmbët e duarve, një tjetër ushtar nga Qipro bëri të njëjtën gjë sot, gjë që solli edhe reagimin e shtabit të ushtrisë greke, ndërsa mediat e shetit fqinjë, në kor deklaruan se ndaj tij do të ndiqen të njëjtat procedura si në rastin e 7 rekrutëve të tjerë, që u dënuan me burg.

Por, teksa ky debat i ushtarëve është ende “i nxehtë”, në rrjetet sociale po qarkullon një tjetër foto e ushtarëve grekë, duke mbajtur në dorë flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, ose siç njihet “Autonomia e Veriut të Epirit 1914”.
vorio1
E si të mos mjaftonte kjo në media qarkullon edhe një tjetër foto e një ushtari grek, i cili ka ulur pantallonat dhe tregon të pasmet.
greket
Nuk dimë nëse për këto foto do ketë një reagim nga Ministria e Mbrojtjes dhe vetë ministri Panos Kamenos apo ushtria greke.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb