Pas lajmit që bëri bujë, paraqitjes në foto të ushtarëve “grekë” me origjinë shqiptare që bënin simbolin e shqiponjës dykrenare me pëllëmbët e duarve, mediat greke duket se e kanë gjetur edhe fajtorin për “skandalin” që ka përfshirë ushtrinë e tyre. Konkretisht ato bëjnë me faj propagandën e çështjes Çame që sipas tyre ka ndikuar tek rekrutët shqiptarë, që të shfaqen me simbolin kombëtar të shqiponjës. Kjo ide e grekëve ka përfshirë një sërë gazetash të tyre, të cilat me gjuhë të ashpër kanë drejtuar gishtin drejt fajtorit imagjinar: Çamërinë. Fotoja e ushtarëve me origjinë shqiptare solli një reagim të ashpër nga Athina zyrtare që paralajmëroi marrjen e masave të menjëhershme dhe dënimin e ashpër të rekrutëve. Por reagime pati edhe nga pala shqiptare e cila bëri thirrje që Greqia të mos reflektojë tendenca racizmi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb