Agjencitë ukrainase të inteligjencës në vijimësi kanë raportuar pakënaqësi në radhët e ushtrisë ruse, por se një gjë e tillë është mohuar apo është lënë në heshtje nga Kremlini.

Megjithatë një video e publikuar së fundmi nuk lë më vend për dyshime.

Në pamjet e publikuara në Telegram, disa ushtarë të cilët pretendojnë se janë rekrutuar për të luftuar në radhët e ushtrisë ruse, dhe se janë pjesë e regjimentit të 113-të të Republikës Popullore të Donetskut.

Ushtarët pretendojnë se janë dërguar të luftojnë në vijën e parë të frontit pa pajisje, ilaçe apo ushqime.

Ata pretendojnë se kanë luftuar për muaj të tërë në mungesë të ushqimit dhe në të ftohtë, pa pajisjen e duhur ose kujdesin mjekësor.

Komandanti i tyre thotë se burrat me sëmundje kronike mjekësore, të cilët duhet të ishin përjashtuar rerutimi, në vend të kësaj janë dërguar në mes të luftimeve.

“Komandantët e niveleve të larta i interpreton ankesat tona si sabotim. Por çfarë mund të përfitohet nga dërgimi i ushtarëve në front ndërkohë që është thuajse e sigurt vdekja e tyre, për sa kohë nuk janë në kushtet shëndetësore për të luftuar?”, thotë ai.

Videoja u shfaq ndërkohë që luftimet në Donbas janë goxha intensive.

Në pamjet, komandanti mund të dëgjohet duke thënë:

“Kompania jonë, e përbërë nga Batalioni i 5-të i Këmbësorisë i Regjimentit të 113-të të Këmbësorisë, ishte në vijën e frontit në rajonin Kherson të Ukrainës. Për atë kohë personeli është përballur me të ftohtin dhe urinë dhe për një periudhë të konsiderueshme e kemi bërë këtë pa mbështetje materiale, pajisje mjekësore apo ushqime.

Mobilizimi i njësisë sonë u zhvillua pa asnjë ekzaminim mjekësor dhe ka nga njësitë tona që në përputhje me ligjet e Republikës Popullore të Donetskut nuk duhet të mobilizohen. Ka anëtarë të personelit tonë që vuajnë nga sëmundje kronike dhe të tjerë që janë kujdestarë të njerëzve me sëmundje mendore.

Për ata që janë baballarët e fëmijëve dhe duke marrë parasysh kohëzgjatjen e pranisë sonë të vazhdueshme në vijën e frontit, lindin shumë pyetje që injorohen nga komanda”, është shprehur ajo.

Më pas ai flet veçmas se trupat që shprehin shqetësimet e tyre, injorohen nga komandantët e tyre.

“Komanda më e lartë i interpreton ankesat tona si sabotim. Tregoni respekt për oficerët tuaj. Çfarë mund të përfitoni nga dërgimi i ushtarëve tuaj për të vdekur?”, thotë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb