Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se po përgatit ushtarë, të cilët kanë aftësi telepatike, që nënkupton se ata mund ta luftojnë armikun pa pasur me të kontakt fizik.

Një raport i botuar në revistën zyrtare të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Armeysky Sbornik (Army Digest), shpjegon se luftëtarëve iu tregohet sesi ta mposhtin armikun me “metoda jokontakti”, shkruan “Sky News”.

Aftësitë “parapsikologjike” u përsosën nga ushtarët ndërsa luftonin në Çeçeni, thuhet më tej në artikull. “Parapsikologjia” është studimi i fenomeneve paranormale dhe psikike, duke përfshirë shikimin dhe telepatinë. Telepatia mund të përdoret për komandimin e gjuhëve të huaja, pohon raporti, dhe mund të zvogëlojë sasinë e dhimbjes të ndjerë nga një koleg i plagosur

“Përmes metodës së telepatisë, ushtarët rusë mund të shikojnë armikun se çfarë personash janë ata, cilat janë pikat e tyre të forta dhe cilat të dobëta, si dhe kush prej tyre mund të rekrutohet si spiun”, saktësohet në revistën e ushtrisë ruse. Në artikull nënvizohet se me “forcën e mendimit” është i mundur luftimi i armikut.

Por Yevgeny Aleksandrov, i cili kryeson komitetin rus të Akademisë së Shkencave për luftën kundër “shkencës së rreme”, tha se lufta “përmes metodave parapsikologjike” është e gjitha një gënjeshtër.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb