Kievi ka regjistruar një telefonatë të një ushtari rus me një shok të tij.

Ai dëgjohet të thotë, se pavarësisht se sa janë shifrat zyrtare të publikuara nga Moska, numri i ushtarëve të cilët kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, është thuajse 26 mijë.

“Shifrat zyrtare janë një gjë, por unë do të të them tani, 25,900 kanë vdekur. Kjo është në dy muaj”, thotë ushtari.

Në një pjesë tjetër të telefonatës së përgjuar, një ushtar i dytë flet për vdekjen e tmerrshme të një prej komandantëve të tij të lartë.

“Komandanti u dërgua me helikopter. Të brendshmet e tij kishin dalë janshtë. U mblodhën edhe i’u futën sërish në bark. Atë e dërguan në Rusi ku edhe i poushhoi zemra”, tha ai.

Asnjë prej këtyre shifrave nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, por numri i të vdekurve përafërson me atë që pretendon Ukraina, se 22,800 rusë janë vrarë që nga nisja e luftës.

Pjesa e një komandanti që u vra, me gjasë një kolonel, përputhet gjithashtu me të dhënat zyrtare të mbledhura nga Rusia që sugjerojnë se shumë oficerë të rangut të lartë kanë vdekur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb