Tre fëmijët që ushtari amerikan Martin Adler gjeti së bashku me shokun e tij të armëve John Bronsky në një shportë, ndërsa luftonin përgjatë frontit në vjeshtën e 1944, kanë një identitet: Bruno, Mafalda dhe Giuliana Naldi dhe ata janë 83, 81 dhe 79 vjeç.

Tre ”ish-vogëlushët” takuan virtualisht ushtarin, tani 96 vjeç, i cili, midis shtatorit dhe tetorit 1944, i gjeti në shtëpinë e tyre në Monterenzio (Bolonjë) dhe u dha atyre një çokollatë.

Ditët e fundit Adler, i ndihmuar nga vajza e tij Rachelle, kishte nisur një apel me foto.

”Mision i kryer”, deklaroi gazetari dhe shkrimtari Matteo Incerti i cili kishte lëshuar apelin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb