Një ushtar verikorean është arratisur nga kufiri dhe ka kërkuar azil në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut, thuhet se një ushtar i Koresë së Veriut duke u arratisur nga kufiri tokësor mes dy vendeve, ka kërkuar azil në Korenë e Jugut.

Institucionet përkatëse të jugut do të hetojnë me detaje se si ai ka arritur në jug.

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut muajin e kaluar kishin shkatërruar dhjetë pikat e rojës në Zonën e Demilitarizuar (DMZ).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb