Një moment i çmendur që të ngjeth teksa e sheh këtë video, ku një person që protestonte për mbylljen e një kishe protestante, hedh në tokë me grusht një kalimtar që po dëgjonte muzike.

Ngjarja ndodhi në Paris, kur një grup protestuesisht ishin duke u lutur në rrugë në shenjë proteste për mbylljen e një kishe me emrin Shën Rita.
Një kalimtar, i cili po dëgjonte muzikë në ato momente, ndali dhe po shihte me kureshtje cfarë po ndodhte, kur një protestues, kristian i devotshëm ngrihet menjëherë në këmbë dhe e hedh në tokë me një grusht të parë kalimtarin. Nuk mjaftoi kaq, por iu sul sërish dhe e rrahu. Këtu ndërpriten pamjet, ndërsa nga grupi i lutjes, një vajzë u ngrit e trembur.

Video është publikuar në Youtube me një mbishkrim që sqaron dhe incidentin.

Realizuesi i videos thotë se viktima e sulmit po shqetësonte grupin që po lutej me muzikën që po luante në celularin e tij.
Madje në përshkrim thuhet se viktima u dënua nga një “ushtar i Krishtit” për sjelljen e pahijshme që bëri.

Nuk dihet sesa plagë mori djali që u grushtua, nuk u raportua për ndonjë arrestim, shkruajnë mediat e huaja. Ato ndalen tek protestantët dhe kisha e tyre Shën Rita e cila u ndërtua në vitin 1900 për katolikët tradicionalë, ata që pranojnë se e praktikojnë besimin sic e kanë njohur në kohët e Mesjetës. Megjithatë ky besim fetar nuk është njohur nga Vatikani.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: