Christian Harris, një vajzë 2 muajshe ka dalë për të takuar disa njerëz shumë të vecantë, ushtarët që shërbyen krah babait të saj të ndjerë.

Ushtari Christopher Harris vdiq në gusht, një javë pasi gruaja e tij Britt i tha se ishte shtatzënë. Ai ishte me shërbim në Afganistan kur gruaja e tij e telefonoi nga Karolina e Veriut për ti dhënë lajmin.

Sipas saj, ai filloi të qante dhe ti tregonte të gjithë miqve të tij duke i thënë se të qenit baba ishte qëllimi më i madh që kishte në jetë. Pas pak ditësh, Harris ishte një nga dy ushtarët e vrarë në aksion në një shpërthim të automjeteve.

Ndërsa Britt ishte shtatzënë mori mëbshtetjen e burrave dhe grave që punonin me bashkëshortin e saj. Të gjithë zbuluan gjininë e foshnjes në tetor të 2017.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: