“Black Hornet”, Grerëza e Zezë, janë dronët më të vegjël në botë që do të përdoren nga ushtria amerikane. Droni peshon vetëm 32 gramë dhe është i pajisur me kamera termike, që diktojnë nxehtësinë dhe që mund të përdoret nga ushtarët pasi të jenë futur në zona ku nuk kanë mbulim satelitor. “Black Hornet” arrin të fluturojë dy kilometra, me 21 kilometra në orë, duke u dhënë ushtarëve informacion të plotë e në kohë reale për faktin se sa armiq mund të ketë rrotull, brenda kësaj distance. Dronët e krijuar nga kompania “Flir” janë testuar nga ushtria në vitet 2016-2017 dhe duket se kanë patur sukses, pasi qeveria ka lidhur një kontratë të re bashkëpunimi për ta vazhduar projektin më tej.(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb