Ushtria amerikane ka testuar së fundmi dronët për të ofruar ndihmë mjekësore gjatë skenarëve të rrezikshëm të fushëbetejës për luftëtarët e plagosur.

Gjatë një stërvitjeje në Kaliforni me ushtri të kombeve të tjera të udhëhequr nga SHBA, dronët hodhën gjak të simuluar dhe furnizime të tjera mjekësore për ushtarët si pjesë e Projektit Crimson, ndërsa planifikohet që kjo lloj teknologjie të përdoret në rrethana ku nuk do të jetë e sigurt të dërgohen njerëz për ndihmë.

Droni amerikan i testuar është një avion që mund të lëvozë vertikalish, kështu që nuk ka nevojë për një pistë apo nisje katapultë për të kryer këto misione shpëtimi, sipas frocave amerikane.

“Project Crimson është një projekt për të krijuar një sistem ajror pa pilot dhe për ta përshtatur atë për të mbështetur misionet ushtarake me ndihma mjekësore”, tha Nathan Fisher, shefi i divizionit të Robotikës Mjekësore dhe Sistemeve Autonome në Qendrën Kërkimore të Teknologjisë së Avancuar të Ushtrisë Amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: